Mjafton më pak se 10 minuta shikim i “Tik-Tok” për pasoja të rënda, dhe femrat janë veçanërisht të rrezikuara

Mjafton më pak se 10 minuta shikim i “Tik-Tok” për pasoja të rënda, dhe femrat janë veçanërisht të rrezikuara

Një studim i ri ka zbuluar se shikimi i videove ekstreme për humbje peshe në Tik Tok mund të dëmtojë shëndetin tuaj mendor.

Shpenzimi i shumë kohë në këtë rrjet social, dhe veçanërisht shikimi i përmbajtjeve që promovojnë anoreksi, minon vetëvlerësimin e grave të reja dhe rrit rrezikun e çrregullimeve të të ngrënit, sipas një studimi nga Universiteti Charles Sturt në Australi.

– Hulumtimi ynë tregoi se më pak se 10 minuta ekspozim ndaj përmbajtjeve që promovojnë anoreksi në “Tik-Tok” ka pasoja negative të menjëhershme në krijimin e një imazhi ideal të trupit – thonë studiuesit në raport.

Gjithashtu, studiuesit deklaruan se një ndikim negativ psikologjik mund të ndodhë edhe kur përdoruesit femra nuk kërkojnë domosdoshmërisht këtë lloj përmbajtjeje dhe përdorin këtë rrjet social vetëm për një kohë të shkurtër.

Për të luftuar këtë problem, autorët e studimit rekomandojnë kontrolle dhe rregullore më të rrepta në lidhje me promovimin e anoreksisë, çrregullimeve të të ngrënit dhe përmbajtjes TikTok që promovon trupin “ideal”.

– Aktualisht po ndërmerren hapa për heqjen e përmbajtjeve të rrezikshme, duke përfshirë bllokimin e hashtags si #anorexia. Megjithatë, ekzistojnë mënyra të ndryshme në të cilat përdoruesit i anashkalojnë këto kontrolle dhe nevojiten rregullime shtesë, theksojnë ata.

LEXO EDHE:

Back to top button