Mobilizimi, rusët largohen drejt Gjeorgjisë

Mobilizimi, rusët largohen drejt Gjeorgjisë

Në Osetinë e Veriut, republikën ruse në kufirin me Gjeorgjinë, së shpejti do të ngrihet një pikë për kontrollin dhe rekrutimin e atyre që përpiqen të largohen nga Rusia në rrugë tokësore për t’i shpëtuar mobilizimit të vendosur nga Kremlini. Lajmi është bërë i ditur nga Ministria e Brendshme e Gjeorgjisë, nëpërmjet një mesazhi në Telegram. Pika e kontrollit do të ngrihet në vendkalimin Verkhny Lars. Vendimi, shkruajnë agjencitë ruse, është marrë “në sfondin e rritjes së ndjeshme të trafikut” në zonë. Imazhet e reja satelitore, që tregojnë një numër të madh rusësh që ikin në Gjeorgji dhe Mongoli, janë publikuar pas urdhrit të Vladimir Putin për të mobilizuar qindra mijëra rezervistë për konfliktin në Ukrainë. Imazhet tregojnë radhë automjetesh, kamionë mallrash dhe makina, duke pritur në bllokime të gjata trafiku duke u përpjekur të kapërcejnë kufijtë. Radha për të kaluar në Gjeorgji shtrihet për më shumë se 16 km./Alsat.mk

LEXO EDHE:

Back to top button