Modeli i ri i robotit që bartë gjësendet e juaja dhe ju ndjek nga pas si kafshë shtëpiake (VIDEO)

Gitamini është vëllai i vogël i robotit që transporton gjësende të ndryshme Gita, që u prezantua nga kompania “Piaggio Fast Forward”, kompania simotër e “Piaggio”.

Duke marrë parasysh në atë që thuhet se çdo mall ka blerësin e vet, kështu edhe Gitamini ka tërhequr vëmendjen e një numri të caktuar të njerëzve – e ajo çfarë garantohet është që pronarët e tyre do të fitojnë vëmendjen e tjerëve kur ecin rrugëve të lagjes.

Roboti që ka një hapësirë për vendosjen e gjësendeve dhe lëviz me ndihmën e dy rrotave, ndjek nga pas pronarin sikur të ishte ndonjë kafshë shtëpiake – por që në fakt shërben si mjet për transportimin e gjësendeve të ndryshme.

Nëse nuk ju pëlqen të bartni çantë apo ndonjë qese të najlonit, pse të mos paguani 1.850 dollarë për robotin që këtë mund ta bëjë për ju.

Kur është fjala për këtë pajisje të vogël, nuk duhet pasur pritje të mëdha, pasi në të mund të vendosen gjësende të peshojnë vetëm 9 kilogramë.

Bateria e tij mund të qëndrojë deri në 30 kilometra lëvizje, e shpejtësia e tij maksimale është vetëm 10 kilometra në orë. I pajisur me kamera, sensorë dhe radar që ndihmon të fokusoj pronarin dhe ta ndjek nga pas.

Fillimisht duhet ta shtypni butonin për ta kyçur, megjithatë duhet theksuar se roboti nuk ka GPS por me kamerat dhe sensorët mund të njoh pronarin dhe kështu ta ndjek nga pas.

Bagazhin e tij mund ta mbyllni për të parandaluar ndonjë tentim vjedhje. Për përdorimin e tij duhet ta lidhni robotin me telefonin e mençur me të cilin mund ta kyçni dhe shkyçni – por edhe ta përditësoni softuerin.

 

LEXO EDHE:

Back to top button