Xhaferi refuzoi kërkesën e VMRO DPMNE-së për formimin e Komisionit anketues

Kuvendi refuzon nismën e VMRO-DPMNE-së për formimin e Komisionit anketues për konfirmimin e gjendjes faktike dhe përgjegjësisë politike për përgjegjësit e tragjedisë së 8 shtatorit në Tetovë. Përgjigja zyrtare e kryetarit të Kuvendit, Talat Xhaferi është se në nismë nuk respektohet emri kushtetues i shtetit, Republika e Maqedonisë së Veriut. Opozita vlerëson se ky veprim i Xhaferit dëshmon se shumica parlamentare nuk është e interesuar për zbardhjen e rastit dhe se Zoran Zaev po tenton me çdo kusht të mbrojë ministrin e Shëndetësisë, Venko Filipçe nga përgjegjësia.

Konsiderojmë se me këtë veprim shumica parlamentare nuk dëshiron zbardhjen e këtij rasti dhe nuk duan t’i dinë përgjigjet e pyetjeve se kush mban përgjegjësi politike dhe penale për këtë tragjedi shëndetësore, kosto e së cilës ishte 14 viktima – tha Antonio Milloshoski, Deputet i VMRO-DPMNE-së.

Opozita shqiptare mbështet çdo nismë më Kuvend dhe jashtë tij që shkon në favor të zbardhjes së vërtetës për tragjedinë në Tetovë. Kryetari i ASH-së, Ziadin Sela tha se ekspertët gjermanë konstatuan përgjegjësinë e drejtorit të Spitalit.

Shohim se këta nuk kanë moral që nënkupton nuk do të ketë përgjegjësi morale. Kjo do të thotë se duhet të ketë përgjegjësi penale për përgjegjësit. Prej kur kanë ndodhur ky rast nuk shoh se Prokuroria ka thirrur dikë në përgjegjësi. Nuk duhet ekspert nga jashtë që të dëshmohet se aty ka pasur prezent njerëz të cilët nuk duhet të ishin prezent dhe për këtë organi akuzës duhet të ndërmerr hapa ndaj drejtorit të spitalit – deklaroi Ziadin Sela, Kryetar i ASH-së.

Komisioni anketues si trup i përhershëm sipas Rregullores udhëhiqet nga deputetët e grupeve parlamentare opozitare, ndërsa ka për qëllim shqyrtimin e çështjeve që lidhen me liritë dhe të drejtat e qytetari si dhe dhënien e propozimeve dhe mendimeve për çështjet mbi ta cilat thirret trupi anketues.

Adrian Kerimi

LEXO EDHE:

Back to top button