“Moderna” paralajmëron testimin e vaksinës për Kovid-19 tek fëmijët

Kompania farmaceutike “Moderna” së shpejti do të filloj me testimin e vaksinës kundër koronavirusit tek fëmijët e moshës 12-17 vjeç.

Studimi, siç është sqaruar në web faqen clintrials.gov, do të përfshij 3000 fëmijë, gjysma prej të cilëve do të marrin dy vaksina në interval prej katër javëve.

Akoma nuk është e njohur se kur do të filloj testimi, ndërsa zëdhënësi i “Modernës” Kolin Husein, tha se nuk është precizuar momenti kur do të filloj regjistrimi i voluntarëve”, transmeton Njujork Tajms.

Moderna të hënën publikoi se sipas rezultateve nga testimi të realizuar tek 30000 të rritur, vaksina është efikase në parandalimin e koronavirusit në 94.1 për qind nga rastet dhe se është drejtuar në Drejtorinë për ushqim dhe barëra të SHBA-së (FDA) për miratimin e përdorimit urgjent. . Në rast se merr leje, vaksinimi i personave të rritur nga grupet e rrezikuara do të filloj kah fundi i dhjetorit.

Ndërsa sa i përket vaksinimit të fëmijëve, ata do të mund të vaksinohen vetëm pasi të realizohet testimi edhe në atë grup.

Mjekët paralajmërojnë se fëmijët, për shkak të sistemit më aktiv imunologjik mund të zhvillojnë reaksione më të forta të vaksinës.

 

LEXO EDHE:

Back to top button