Një person vritet në kufirin mes Rusisë dhe Ukrainës

Një nga tre personat e armatosur u vra gjatë përpjekjes për të hyrë në Rusi nga Ukraina, njoftoi Agjencia Federale e Sigurisë Ruse (FSB).

Incidenti ndodhi në kufirin midis Ukrainës dhe rajonit Belgorod të Rusisë, tha FSB në një deklaratë, transmeton Anadolu.

Sipas FSB, rojet kufitare u përpoqën të arrestonin burrat, por ata hasën në rezistencë të armatosur.

“Si rezultat i një zjarri kthyes, njëri prej tyre u plagos në mënyrë kritike dhe dy të tjerët u larguan përsëri në territorin ukrainas”, thuhet në Ukrainë.

Belgorod ndodhet afër zonave të Ukrainës të pretenduara nga separatistët e mbështetur nga Rusia.

Në vitin 2017, një incident i ngjashëm ndodhi në rajonin Kursk të Rusisë, kur rojet kufitare ruse hasën në një grup personash të panjohur që u përpoqën të kalonin kufirin jashtë postbllokut.

Kur rojet e kufirit u përpoqën të kontrollonin dokumentet e tyre, filloi një përleshje e armatosur, e cila rezultoi me vrasjen e një roje dhe një anëtari të grupit që u përpoqën të kalonin kufirin.

LEXO EDHE:

Back to top button