Ish-gjyqtari i EULEX-it flet para deputetëve të Kuvendit të Kosovës më 18 janar

Deputetët e Kuvendit të Kosovës do të dëgjojnë, më 18 janar të vitit të ardhshëm, ish-presidentin e gjyqtarëve të EULEX-it, Malcom Simmons, i cili është shprehur i gatshëm të dëshmojë në Kuvendin e Kosovës për, siç ka thënë ai, shkeljet që janë bërë gjatë gjykimeve nga ana e EULEX-it në Kosovë. Kështu është vendosur në mbledhjen e sotme të Komisionit për Legjislacion, pasi Simmons u ka dhënë atyre disa data në të cilat ai është i përshtatshëm të marrë pjesë.

Seanca dëgjimore do të fillojë me 18 janar, mund të zgjasë tutje dhe në të do të mund të marrin pjesë edhe deputetë të tjerë të Kuvendit të Kosovës, që nuk janë pjesë e këtij komisioni.

Ish-gjyqtar i EULEX-it u kishte dërguar letër deputetëve të këtij komisioni me kërkesën që ta thërrasin për raportim, për siç ka thënë ai, informacionet që i ka për ndërhyrje në hetime, manipulime të gjyqtarëve e kërcënime të dëshmitarëve në kohën sa ai ishte pjesë e këtij misioni.

Përmes përfaqësuesit të tij, ai u ka thënë deputetëve se mund të flas nga data 15 deri 17 dhjetor të këtij viti, apo nga data 6 deri më 21 janar të vitit të ardhshëm.

LEXO EDHE:

Back to top button