Moderna pritet të lëshojë në përdorim vaksinën kundër Covid-19

Edhe një vaksinë kundër Kovid-19 së shpejti pritet të dalë në tregun farmaceutik. Kësaj here, sipas paralajmërimeve pritet të jetë edhe më efikase se dy vaksinat e para. Kompania amerikane Moderna ka njoftuar se vaksina e tyre ka rezultuar efikase 95 për qind. Nga 30.000 testimet e kryera, në 95 për qind të rasteve ka luftuar pothuajse totalisht simptomat e Kovid-19. Kompania ka njoftuar se mostra e tyre nuk është testuar tek njerëzit me imunitet, çështje që sipas tyre lë shumë pyetje pa përgjigje për faktin se vaksinimi parashikohet në dy faza.

Drejtori ekzekutiv i kompanisë farmaceutike Moderna, Tal Zaks ka thënë për media se element studimi dhe akoma i panjohur për vaksinën mbetet periudha e imuniteti, përkatësisht sa kohë personi i vaksinuar nuk do të ndjehet i rrezikuar nga virusi. Epidemiologët kanë vërejtur simptoma të lehta rrufe dhe virusi sezonal, të ngjashme me ato të Kovid-19 edhe pas vaksinimit si lodhje e shkurtër, dhimbje koke dhe dhimbje fyti. Kompania Moderna ka njoftuar se kapacitetet e tyre mund të ofrojnë mbi 20 milion doza për SHBA-të.

Javën e kaluar kompania gjermano-amerikane Pfizer/BioNTech kumtoi lajmin e madh për zbulimin e vaksinës kundër Kovid-19 me 90 për qind efikasitet. Lajmi u pritë mirë edhe nga Organizata Botërore e Shëndetit të cilët sugjeruan verifikimin shkencorë të vaksinës dhe hedhjen e saj në tregun farmaceutik.

Drejtori i Përgjithshëm i OBSH-së Tedros Adhanom Ghebreyesus, ka paralajmëruar se, vetëm vaksina nuk do të jetë e mjaftueshme për të mposhtur pandeminë e koronavirusit të ri.

“Vaksina do të plotësojë mjetet e tjera që kemi dhe nuk do t’i zëvendësojë ato”, tha ai.

Efikasitet të përafërt sipas mediave ruse ka treguar edhe vaksina Sputnik e zbuluar në Federatën Ruse e cila sipas mediave vendase arrin efikasitet deri në 92 për qind. Në fillim të muajit nëntor, Maqedonia e Veriut aplikoi për sigurimin e vaksinës së Oksfordit nga kompania “Astra Zenika”. Ministri i Shëndetësisë, Venko Filipçe kishte deklaruar se pritjet e Qeverisë janë që procesi vaksinimit për 400 mijë qytetarë të nisë në fillim të vitit 2021.

Adrian Kerimi

LEXO EDHE:

Back to top button