Covid-19, nisin hetimet për vdekjen e 41-vjeçares në spitalin e Shtipit

Në spitalin e Shtipit kanë nisur hetimet pas alarmit të ngritur nga familja e 41 vjeçares e cila ndërroi jetë si pasojë e COVID-19. Rasti u bë publik nga vajza e saj, e cila ngriti dyshimet për sjelljen e personelit mjekësor gjatë trajtimit të nënës së saj.  Ministri i Shëndetësisë Venko Filipçe konfirmoi se Inspektorati Shtetëror Sanitar Shëndetësor po i heton dyshimet e familjes Doviçinska.

- Advertisment -

Inspektorati Shtetëror Sanitar Shëndetësor është duke zbatuar një hetim të jashtëzakonshëm për rastin e vdekjes 41 vjeçes në repartin infektiv të spitalit në Shtip. Pas mbarimit të inspektimit do të njoftojmë opinionin”-pohoi Venko Filipçe, ministër i Shëndetësisë.

Nga Spitali i Shtipit përmbahen nga qëndrimet. Drejtori Alen Georgijev tha se përkrahë Inspektoratit hetime ka ngritur edhe një Komision i brendshëm.

Se a ka pasur lëshime nga personeli mjekësor gjatë trajtimit të pacientes në fjalë, e cila ndërroi jetë më 14 nëntor 2020 do të deklarohemi pas hetimit të Institutit Shtetëror Sanitar Shëndetësore dhe Komisioni për kontroll të çështjeve etike dhe shëndetësore në Spitalin e Shtipit”-tha Alen Georgijev, Drejtor i Spitalit të Shtipit.

Mihaella Doviçinska publikoi në rrjetet sociale komunikimet e fundit me nënën e saj pak para se të ndërronte jetë në Spitalin e Shtipit ku po trajtohej me oksigjeno terapi. Ajo tregon se për 7 ditë rresht thirrjeve të shumta telefonike të saj nuk iu përgjigj askush nga personeli mjekësor. Sipas Doviçinskës edhe nëna e saj kishte telefonuar në numrin e njëjte, madje duke shkruar edhe sms porosi për të kërkuar ndihmë, por përgjigje nuk kishte marrë.

“Mihaella: “Nënë, unë nuk mund asgjë të kuptoj çfarë flet, a je mire?”

Pacientja: “Shumë jam e lodhur, bija ime”

Mihaella: “Mirë nënë mos ke merak, vetëm pusho, do të bëjmë gjithçka që mundemi, do të jetë OK.”

Pacientja: “Mirë”

Në repartin infektiv të Shtipit, me pasqyrë të rëndë klinike po kurohen 55 pacientë. Stërmbushja e kapaciteteve spitalore nëpër qytete ka gjunjëzuar edhe punën efektive të personelit mjekësor, arsyetohen autoritetet. Ministria e Shëndetësisë po shikon mundësinë që deri në fund të kësaj jave të shndërroj në qendër Kovid edhe Klinikën e ORL-së dhe Klinikën për Sëmundje të Syve. Deri tani edhe katër klinika interne në Shkup janë duke pranuar pacientë të infektuar nga virusi korona.

 Adnan Qaili

LEXO EDHE:

Back to top button