Sofja “betonon” veton ndaj Shkupit para vendimit të Këshillit në Bruksel

Një ditë përpara vendimit të Këshillit të Përgjithshëm të BE-së mbi kornizën negociuese për Shkupin, Sofja e betonon veton. Ministri i Mbrojtjes, Karakaçanov thotë se që nga mesi i javës së kaluar nuk ka pasur komunikim dypalësh, e për këtë ai fajëson Shkupin për mungesë të vullnetit. Sipas tij do të ishte mirë sikur kontesti të zgjidhej në 15 vitet e ardhshme.

I pyes “A keni pretendime territoriale përmes pakicave?! Thonë “S’kemi, por prisni tani të gjejmë një formulim”. “Si po ia bëjmë me historinë dhe gjuhën?” Ky është identiteti ynë.” “Po, është identiteti juaj, por jo në kurriz të historisë dhe gjuhës sonë, në kurriz të gjuhës së urrejtjes.” Megjithatë deri më sot nuk ka pasur asnjë iniciativë nga Shkupi”-tha Krasimir Karakaçanov, Ministër i Mbrojtes së Bullgarisë.

Zv/Presidentja bullgare, Jotova e prerë se kushtet e Sofjes duhet të inkorporohen në kornizën negociuese për Shkupin dhe se duhet t’u jepet fund pretendimeve për pakicë maqedonase.

Po të kishte Marrëveshja një aneks, me të cilën kategorikisht do të merreshim vesh për të kaluarën, sot nuk do të kishim këso situate. Sado ndryshime që të ketë, Bullgaria duhet të qëndrojë në pozicionet e saja. Kompromise me historinë tonë nuk mund të ketë!”-pohoi Ilijana Jotova, Zv/Presidente e Bullgarisë.

Së fundmi ka reaguar edhe ASHAM, duke rikujtuar shumë dokumente të deritanishme e duke theksuar se i mbështet përpjekjet për euro-integrim të vendit vetëm nëse respektohet dinjiteti i popullit maqedonas.

Gjuha maqedonase dhe dialektet e saja kanë kontinuitet hapësinor (dialekte ka edhe jashtë Maqedonisë së sotme) dhe kontinuitet kohor (Maqedonishtja ekziston për qindra vjet)”-thonë nga ASHAM.

Diplomatë nga Brukseli thonë se edhe po të lejonte Sofja, nesër do të darkordohet teksti, por është e pamundur që korniza negociuese për Shkupin të miratohet “online”. Ditëve në vijim, pritet iniciativë e re nga Gjermania për afrimin e qëndrimeve, gjithsesi ka pak gjasa që negociatat të fillojnë këtë vit, për çka  nuk përjashtohet mundësia që çështja të shtyhet pas zgjedhjeve në Bullgari, të caktuara për në mars.

Anesa Salihu

LEXO EDHE:

Back to top button