“Monstra”, avokatët dorëzojnë 20 prova të reja


Avokatët e të akuzuarve në rastin “Monsta” dorëzuan rreth 20 prova të reja verbale dhe materiale në Gjykatën Penale për të dëshmuar pafajësinë e tyre. Mangësitë në ekspertizën e forenzikës së MPB-së në raportin laboratorik të dheut të gjendur në veturën, ku sipas prokurorisë pretendohej që kanë ikur kryerësit e vrasjes, sipas palës mbrojtëse flasin për montimin e këtij rasti. Për automjetin “Opel Omega” dëshmoi sot pikërisht shefi i sektorit për mbikëqyrje në vendet e ngjarjeve në SPB Shkup, Goran Milloshevski. Ai sqaroi lidhjen e ngjarjes me veturën, e gjetur në vendin Vrazhivir, ndonëse shprehet se aspak nuk e ka parë automjetin.

Më 13 prill në punë isha nga ora 07:00 deri në 15:00. Nga askush nuk kam marrë ndonjë njoftim se në Vrazhivir është gjetur veturë. Nga eprori Vllado Mirçevski, u njoftova se në Vrazhivir me siguri është gjetur një automjet që lidhet me ngjarjen e 12 prillit.”-tha Goran Milloshevski, dëshmitar.

Në ndërkohë në listën e dëshmive të propozuara për seancat e ardhshme, mes të tjerash mbrojtja kërkoi edhe dëshminë e Mile Janakievskit, për bisedën me ish-ministren e Punëve të Brendshme, Gordana Jankullovska.

Neve më shumë na intereson personi ku është lajmëruar ky rasti dhe i pari kush ka lajmëruar. Sipas provave ka më shumë njerëz që kanë denoncuar këtë rast makabër, por duhet ta dimë kush i pari e ka paraqit dhe kush është ai që e ka lidhur këtë veturë me këtë delikt. Ky është thelbi pse të aludohet me këtë veturë, ju e dini që me 13-in praktikisht të nesërmen dikush ka lajmëruar që është një veturë e braktisur kinse e ka ditur që pikërisht vetura ka të bëjë me rastin në fjalë”-pohoi Naser Raufi, Avokat i palës së të akuzuarve.

Nga pala e të dëmtuarve thanë se nga dëshmia e sotme nuk u nxor asgjë.

Puna e tij ishte që ta merr veturën në ekspertizë dhe në bazë të saj të bëhet kontrolli i plotë. Përmendi informacione të Qendrës për njoftime dhe komanda, në linjën 199, kështu që erdhi por kjo dëshmi nuk do të sjellë ndonjë ndikim të rëndësishëm në zbardhjen e rastit”-tha Dafinka Ivanovska, Avokate e palës së dëmtuar.

Për vrasjen e pesëfishtë të 12 prillit të vitit 2012, akuzohen Halil Demiri dhe Afrim Ismailoviq, që të dy janë në arrati, si dhe Agim Ismailoviq, Fejzi dhe Haki Aziri dhe Sami Luta. Gjykimin për këtë lëndë e zhvillon dyshja gjyqësore Ognen Stavrev dhe Osman Shabani, ndërsa aktakuzën e përfaqësojnë prokurorët Gavril Bubevski dhe Fatime Fetai. Seanca e ardhshme është caktuar për më 31 gusht.

Adnan Qaili

LEXO EDHE:

Back to top button