“27 prilli”, do të dëshmojnë 15 deputetë


Në gjyqin për organizatorët e dhunës së përgjakshme në Kuvend, në 27 prill, ish-kryetari i Kuvendit Trajko Veljanovski propozoi të dëshmojnë 15 ish deputetë. Duke filluar nga seanca e ardhshme e 4 shtatorit, ish deputetët Trajço Dimkov, Ivan Stoilkoviç, Ljupço Dimkovski, Ljiljana Kuzmanovska, Dragan Danev, Pançe Minov, Blagoja Despotovski dhe të tjerë nga të gjitha partitë politike, do të ulen në bankën e dëshmitarit në Gjykatën Penale. Me propozim të Veljanovskit, në seancën e sotme u paraqit video-incizim i vazhdimit të seancës konstituive të Kuvendit në 27 prill.

Lexuam stenograme për atë se çfarë u tha në mospajtim sipas Nenit 78, ku thuhet se ‘Po’ mund të ndryshohet rendi i ditës, por kur të filloj debati për një pikë të caktuar në atë seancë, pa mbaruar fjalimet të gjithë deputetët e paraqitur, ajo pikë nuk mund të ndalohet.”-pohoi Elenko Millanov, avokat i të pandehurit.

U publikua pjesa e paraqitjes së Zoran Zaevit nga foltorja e Kuvendit, në të cilën ai bëri thirrje që të mos shkelet Rregullorja dhe të përfundoj zgjedhja e Talat Xhaferit si kryetar i Kuvendit. Valjanoski theksoi se pas kësaj shihet se ai nuk ia jep menjëherë fjalën Zeqirija Ibrahimit, siç thuhet nga prokuroria, por që janë tre deputetë që marrin proceduralisht fjalën pas Mukoskit dhe më pas deputeti Zeqirija Ibrahimi merr të drejtën të flasë. Në video materiale shihet se Veljanoski, ndërpret seancën në orën 18:01 dhe thotë se vazhdojë të nesërmen në orën 11:00.

Kjo tregon se në ‘sms’ mesazhin e dërguar, përcillet vetëm pjesa e paraqitjes së Zaevit ku thotë se ata do të zgjedhin kryetarin e Kuvendit nëse është nevoja në korridor, madje edhe në Akademinë e Shkencave dhe Arteve.”-tha Trajko Veljanovski, ish-kryetari i Kuvendit.

Të akuzuar si organizatorë të dhunës së përgjakshme në Kuvend përveç ish-kryetari i Kuvendit, Trajko Veljanoski janë edhe ish-ministrat e Transportit dhe të Arsimit, Mile Janakievski dhe Spiro Ristovski, si dhe ish drejtori i DSK-së, Vlladimir Atanasovski. Ata akuzohen për kryerjen e veprës penale “rrezikimi terrorist të rendit kushtetues dhe sigurisë”.

Adnan Qaili

LEXO EDHE:

Back to top button