“Monstra”, avokatja e viktimave në një mendim me Fetain: Burgim të përjetshëm

Pala mbrojtëse e viktimave për rastin “Monstra”, në seancën që po mbahet në këto momente në Gjykatën Penale të Shkupit ka thënë fjalët përfundimtare. Avokatja Dafinka Ivanovska, përfaqësuese ligjore e familjes Triçkovski sot në fjalët përfundimtare për rastin “Monstra” i rekomandoi gjykatës se e e kanë për obligim edhe ndaj familjes së të ndjerit Kire Triçkovski, por edhe gjithë opinionit që të japin përgjigje se çfarë ka ndodhur më 12 prill të vitit 2012. Avokatja e viktimave është shprehur se pajtohet me fjalët përfundimtare që u shprehën paraprakisht nga prokurorja Fatime Fetai, në seancën e kaluar. Kjo nënkupton, se avokatët e viktimave kanë kërkuar që të akuzuarit të dënohen, ashtu siç ka kërkuar prokurorja Fetait, me burgim të përjetshëm dhe po ashtu ka kërkuar dëmshpërblim për familjarët e viktimave. Në fund avokatja Ivanovska shtoi së se dhimbja shpirtërore e familjeve të viktimave është e madhe dhe se asnjëherë asgjë nuk do ta kompensoj.

LEXO EDHE:

Back to top button