“Monstra”, Raufi: Jemi të bindur se ky rast është i montuar

Avokati mbrojtës Naser Raufi, në fjalët përfundimtare që po i mban sot pala mbrojtëse e të akuzuarave në rastin “Monstra” tha se se shumë prova të tyre nuk janë pranuar, ndërkohë asnjë provë e palës tjetër nuk është refuzuar. Më tej ai u shpreh se ata si palë mbrojtje janë thellësisht të bindur se ky rast është i montuar. Ndërkaq  shprehi zhgënjimin e tyre edhe nga prokurorja Fatime Fetai gjatë procesit gjyqësor.

Avokati Naser Raufi në fjalët e tij përfundimtare për rastin në fjalë nënvizoi se Fejzi Haziri ka qenë pjesë e UÇK-së, por se kjo nuk e bënë atë terrorist. Këtë element Raufi e përmendi për shkak se në fjalët përfundimtare të Prokurorisë ishte potencuar se ekziston një dokument i klasifikuar për Fejzi Hazirin të siguruar nga shërbimet e sigurisë, të cilin nuk e kanë zbuluar para opinionit por kanë kërkuar që të njëjtin ta vlerësoj gjykata.
“Prokurorët kanë menduar se me atë që Fejzi Haziri ka qenë pjesë e UÇK-së, libreza e tij me të cilën ndjehet krenarë, është pjesë e lëndës dhe kjo nuk është kurrfarë fshehtësie. Kontestuese është që për prokurorinë UÇK-ja ka qenë grup terrorist, që bie ndesh me Marrëveshjen e Ohrit”, tha Raufi.

LEXO EDHE:

Back to top button