“Mos të kisha pritur penalltinë, do ti kisha thënë lamtumirë…”

Vojceh Shezni ishte monstruoz ndaj Uellsit, ku falë pritjes së penalltisë nga ana e tij, “gardiani” i Juventusit dërgoi Poloninë në European.

“Duhet të kishim prerë biletën për në Gjermani që në fazën e grupeve, sepse kishim të gjitha cilësitë dhe mundësitë për ta bërë. Por në fund e rëndësishme është që e arritëm objektivin.

Ndaj Uellsit ishte një ndeshje në të cilën më kaluan në kokë 1 milion gjëra, por e vetmja e sigurt ishte se nëse nuk do të kualifikoheshim do t’i kisha thënë lamtumirë kombëtares. Tani mezi po pres që të shijoj këtë aventurë verore në Europian”, tha Shezni.

LEXO EDHE:

Back to top button