Moska gjobit Google me 98 milionë dollarë

Rusia rrit presionin ndaj kompanive të mëdha të internetit. Sipas një gjykate në Moskë Google nuk ka fshirë përmbajtje “ilegale” dhe prandaj u gjobit me rreth 98 milionë dollarë.

Një gjykatë në Moskë gjobiti Google me 7.2 miliardë rubla. Arsyeja e dhënë nga gjykata është se kompania amerikane e internetit ka dështuar në mënyrë të përsëritur që të fshijë përmbajtje që Rusia i konsideron të paligjshme. Google tha se do të rishikonte vendimin dhe më pas do të vendoste për hapat e mundshëm.

Për herë të parë sasia e gjobës u bazua mbi një përqindje të caktuar të xhiros vjetore që Google gjeneron në Rusi – gjë që rrit masën e gjobës. Megjithatë gjykata nuk e specifikoi se sa e lartë është kjo përqindje. Sipas llogaritjeve ajo është pak më shumë se tetë për qind. Vlera e dënimit është rreth 98 milionë dollarë.

LEXO EDHE:

Back to top button