Moska lëshon urdhër arresti për shefin e inteligjencës të Ukrainës

Moska lëshon urdhër arresti për shefin e inteligjencës të Ukrainës

Një gjykatë në Moskë lëshoi ​​këtë të premte një urdhër arresti ndërkombëtar për kreun e inteligjencës ushtarake ukrainase, Kyrylo Budanov , duke e akuzuar atë për organizimin e “sulmeve terroriste” brenda territorit rus, njoftoi agjencia shtetërore e lajmeve RIA.

RIA citoi gjykatën të thoshte se Budanov akuzohej për vepra të lidhura me terrorizmin dhe kontrabandën e armëve.

Masa kundër tij u njoftua “në mungesë”, por me shumë gjasa ajo nuk do të aplikohet ndonjëherë.

Që nga fillimi i konfliktit në Ukrainë vitin e kaluar, një numër shpërthimesh kanë goditur infrastrukturën ruse, depot e armëve dhe objektet ushtarake.

Rusia ka fajësuar Ukrainën për shumë nga sulmet, ndërsa Kievi nuk është prononcuar në lidhje me rastet, as duke e konfirmuar por as duke e mohuar.

Shërbimi Federal i Sigurisë i Rusisë (FSB) e quajti më parë Budanovin si organizatorin e një shpërthimi që dëmtoi urën që lidh Rusinë me gadishullin ukrainas të aneksuar të Krimesë në tetor.

LEXO EDHE:

Back to top button