Moska tërhoqi dekretin për respektimin e integritetit territorial të Moldavisë

Moska tërhoqi dekretin për respektimin e integritetit territorial të Moldavisë

Gazetar: Lluka Andreev

Pretendimet territoriale të Rusisë nuk do të ndalen me Ukrainën, shkruajnë disa nga mediat botërore. Kjo vjen pasi dje Kremlini vendosi të tërheqë dekretin për integritetin territorial të Moldavisë, që përfshin rajonin e Transnistrisë. Ky rajon ishte në konflikt ushtarak me autoritetet moldave në fillim të viteve ’90 dhe kërkoi pavarësinë e që është i populluar nga rusë. Më pas, në rajonin, i cili kufizohet me Ukrainën, trupat ruse mbërritën në një mision por ato ende nuk janë tërhequr.

Presidenti ukrainas Volodimir Zelenski paraprakisht theksoi se me shumë mundësi objektivi i parë i Moskës në Moldavi do të ishte aeroporti në kryeqytetin Kishinau. Presidentja pro-perëndimore e vendit, Maja Sandu, deklaroi së fundmi se ekziston rreziku i destabilizimit.

“Plani për periudhën e ardhshme përfshin veprime që përfshijnë diversantë me trajnime ushtarake, të kamufluar si civilë të cilët pritet të ndërmarrin veprime të dhunshme – të kryejnë sulme në ndërtesat qeveritare dhe madje të marrin pengje përmes veprimeve të dhunshme, ata do të maskohen si protestues për të detyruar ndryshim të pushtetit”, tha Maja Sandu – Presidente e Moldavisë.

Vetëm pak ditë pas deklaratës së Sandu, në Kishinau nisën protestat, por të paktën tani për tani nuk janë të dhunshme. Përveç Moldavisë, edhe mediat botërore njoftuan se gazetarët kishin qasje në një dokument të Kremlinit, i cili i referohej përvetësimit të Bjellorusisë deri në vitin 2030. Sipas dokumentit të përmendur, Rusia duhet të rrisë praninë e saj ushtarake në vend, të ketë më shumë media ruse dhe të arrijë epërsinë e gjuhës ruse ndaj bjellorusishtes. /Alsat.mk

LEXO EDHE:

Back to top button