Mjekët në protestë, kërkojnë paga më të mëdha

Mjekët në protestë, kërkojnë paga më të mëdha

Gazetare: Vjollca Aliti

Sindikata e Qendrës Klinike në Shkup dhe ajo e Spitalit 8 shtatori protestuan për të kërkuar rritjen e pagave dhe harmonizimin e pagës minimale si dhe për vonesat e pagave të janarit. Mjekët thanë se për shkak të këtyre situatave mjekët po e braktisin vendin. Vetëm gjatë pesë viteve në fundit rreth 6,000 infermiere e kanë lëshuar vendin dhe kanë dalë jashtë shtetit për të punuar.

“Diku rreth 180 mjekë kanë dalë në pension në moshën 64 vjecare ndërsa mjeket gra në 62 vjeç. Janë dërguar në pension në mënyrë të jashtëligjshme sepse iu takon që derisa ndjehen të aftë për punë që tre vite tjera të vazhdojë me punë. Dhe jo vetëm që do të vazhdojë me punë por ato ishin të domosdoshëm, ekspertë të lartë dolën në pension dhe ne tani përballemi me kuadrin e ri, dikush I trajnuar dikush më I ri I cili duhet ta shërojë këtë popull dhe prandaj themi zbrazëtirë në sistemin shëndetësor”, u shpreh Ruse Pecanoski, Sindikata e Qendrës Klinike.

Pos Shkupit protesta u mbajtën dhe në Tetovë, Kumanovë dhe qytete të tjera të vendit.

“Vonesa e pagës ishte vetëm një pikë në gotën e stërmbushur të pakënaqësive në shëndetësi. Shëndetësia është e pakënaqur mbi mos firmosjes e aneks- marrëveshjes kolektive për rritjen e pagave e cila duhej të ndodhte që vitin e shkuar. Sot Protestojmë edhe për mos pagesën e K15 – tës. Protestojmë po ashtu dhe për mos firmosjen e marrëveshjes kolektive me të cilin I avancojmë të drejtat e punëtorëve, po ashtu dolëm për të mbrojtur dinjitetin e punonjësve shëndetësor”, theksoi Slobodanka Gërncarovska, Sindikata e Spitalit Klinik – Tetovë.

Sindikalistët paralajmërojnë protesta edhe më masive nëse kërkesa e tyre për rritjen e  pagave nuk merret parasysh./Alsat.mk

LEXO EDHE:

Back to top button