Mostrat e ujit në analizë, Mickoski: Shumë shpejt do të dihen fajtorët
Kryeministri Hristijan Mickoski thotë se të gjitha institucionet kompetente janë angazhuar maksimalisht në terren dhe njoftoi përgjegjësi të menjëhershme dhe të rreptë për ata që janë përgjegjës për situatën aktuale me ujin e pijshëm në Gostivar dhe numrin e madh të pacientëve që kanë raportuar simptoma të problemeve me stomakun. Mickoski shpjegoi se aktualisht po merren të gjitha masat e nevojshme, po shqyrtohen mostrat e ujit dhe se edhe Prokuroria Publike po merret me rastin. Sipas tij, publiku do të informohet për detajet shumë shpejt. Ai tha se sapo institucionet të përcaktojnë lëshimet dhe fajtorët, i gjithë rasti do të marrë një zgjidhje ligjore, domethënë përgjegjësia do të duhet të përcaktohet në kuadër të proceseve të duhura ligjore.
“Në këtë moment të gjitha Institucionet janë në terren, po merren masa po analizohen mostrat e ujit. Kemi proces që e udhëheq prokuroria. Mendoj se shumë shpejt do të publikohen informacione rreth asaj që ndodhi, kush dha urdhrin që të ndodhte dhe sigurisht që do të ketë përgjegjësi. Nuk do të shkojë kështu çështja. Nuk mund ta kuptoj se si disa njerëz mund të sillen kaq paturpësisht dhe pa kujdes. Është thjesht e pabesueshme sa lehtë i pranojnë këto gjëra dhe si vendosin t’i bëjnë këto. Për mua, e gjithë kjo është tronditëse dhe është thjesht e pabesueshme ajo që bëri dikush atje. Do të ketë përgjegjësi dhe ajo përgjegjësi në proceset gjyqësore duhet të konstatohet” – Hristijan Mickoski, Kryeministër. /Alsat.mk








