Mot i ligë në Kroaci


Në disa pjesë të Kroacisë dje erdhi deri te ndryshimi i motit me shi dhe temperatura më të ulëta në Zagreb, ndërsa Dalmacinë e kaploi mot i ligë i fuqishëm dhe shi i rrëmbyeshëm.

Më keq ishte në Shibenik, ku, siç publikoi portali lokal Shibenik, shiu shkaktoi përmbytje në mbarë qytetin.

Më së shumti shi ka rënë në rajonin e Shibenikut, më shumë se 50 litra në metër katror.

Moti i ligë gjatë mbrëmjes ka vazhduar drejt rajonit Makarska, ndërsa në rajonin Zhivogoshçe, ra breshër, transmeton “Dalmacija Danas”.

Era ka marrë tjegulla nga çatitë, ndërsa në Hvar, rrufeja shkaktoi zjarr në pyllin në Brusje.

Moti i ligë e goditi edhe rajonin e Trogirit, ku rrufeja goditi në murin e një salle sportive, transmeton Indeks.hr.

LEXO EDHE:

Back to top button