Mot i ngrohtë dhe me diell, reshje lokale shiu dhe bubullima pasdite
Moti sot do të jetë me diell dhe i ngrohtë, me vranësira të lehta deri në mesatare, njofton Administrata Hidrometeorologjike.
Në pasdite do të ketë kushte lokale jostabile, të shoqëruara me shira të rrëmbyeshëm, bubullima dhe erëra të forta. Temperaturat e mëngjesit do të variojnë nga 10 deri në 18 gradë Celsius, ndërsa maksimalet do të arrijnë nga 29 deri në 38 gradë.
Në Shkup pritet mot me diell dhe i ngrohtë me vranësira të pakta deri në mesatare. Pasdite, pjesë të luginës do të kenë kushte për jostabilitet lokal me shira të rrëmbyeshëm, bubullima dhe erëra të forta.








