Mot me diell me temperaturë deri në 26 gradë Celsius

Moti do të jetë me diell dhe me vranësira të vogla deri mesatare. Në orët e mëngjesit në disa lugina do të ketë kushte për paraqitje të mjegullës së dobët. Do të ketë erë të dobët deri në mesatare në drejtimin jugor.
Temperaturat e mëngjesit do të jenë nga 4 deri në 12 gradë, ndërsa temperatura e ditës do të jetë 17 deri në 26 gradë Celsius.
Në Shkup dhe rrethinë moti do të jetë me diell dhe me vranësira mesatare. Temperatura e mëngjesit do të jetë 8 gradë, kurse temperatura e ditës 26 gradë Celsius.