Mot me diell paradite, stuhi dhe erëra të forta pasdite

Sot moti do të jetë pjesërisht i vranët me periudha me diell, ndërsa në orët e pasdites pritet ndryshim i kushteve atmosferike nën ndikimin e aktivitetit ciklonik. Nga Drejtoria për Punë Hidrometeorologjike informojnë se do të zhvillohet vranësirë jostabile, e shoqëruar me reshje shiu, bubullima dhe erë të përforcuar me shpejtësi mbi 60 kilometra në orë.

Lokalisht priten procese më intensive atmosferike me reshje të rrëmbyeshme shiu, erëra të forta dhe mundësi për paraqitje të breshrit. Temperatura ditore do të lëvizë nga 28 deri në 36 gradë Celsius.

Në Shkup, paradite do të mbizotërojë mot me diell dhe vranësira të pakta deri mesatare, ndërsa pasdite pritet zhvillim i vranësirave jostabile me shi, bubullima dhe erë të përforcuar nga veriu. Temperatura maksimale në kryeqytet do të arrijë deri në 33 gradë Celsius./Alsat.mk.

LEXO EDHE:

Back to top button