Mot shumë i nxehtë, i paqëndrueshëm pasdite
Moti sot do të jetë me diell dhe i ngrohtë me vranësira të lehta deri në mesatare. Në orët e pasdites do të ketë kushte për paraqitje lokale të shiut dhe bubullimave. Do të fryjë erë e lehtë deri mesatare nga veriperëndimi. Temperatura minimale do të jetë në intervalin 12 deri në 21 gradë, ndërsa maksimale do të arrijë 31 deri në 39 gradë.
Në Shkup, me diell dhe ngrohtë me vranësira të lehta deri në mesatare. Do të fryjë erë e lehtë deri në mesatare nga drejtimi jugor. Pasdite, në disa pjesë të luginës, do të ketë kushte për jostabilitet të izoluar me shira të rrëmbyeshëm dhe bubullima. Temperatura minimale do të bjerë në 20, ndërsa maksimale do të arrijë 38 gradë.








