Moti i ftohtë në SHBA, anulohen gati 2000 fluturime – Chigaco dhe Denver më të goditurat

Moti i ftohtë në SHBA, anulohen gati 2000 fluturime – Chigaco dhe Denver më të goditurat

Temperaturat e ulëta po çrregullojnë udhëtimet ajrore në të gjithë Shtetet e Bashkuara të Amerikës.

Linjat ajrore sot anuluan gati 2000 fluturime në SHBA gjersa për nesër raportohet se së paku 1000 fluturime nuk do të kryhen.

Ndërkohë, më shumë se 5,300 fluturime janë vonuar të enjten, sipas të dhënave të FlightAware, shkruan cnn.

Problemet me fluturimet janë ndjerë më së shumti në Chicago dhe Denver, ku rreth një e katërta e arritjeve dhe nisjeve – qindra fluturime në çdo aeroport – u anuluan të enjten.

Në O’Hare të Chicagos, bora dhe akulli po shkaktojnë vonesa mesatarisht 159 minuta – pothuajse tre orë – sipas një njoftimi nga Administrata Federale e Aviacionit.

Ndryshe, Administrata e Sigurisë së Transportit rekomandon që pasagjerët të arrijnë në aeroport më herët se zakonisht.

LEXO EDHE:

Back to top button