Islami: Unë nuk e di kujt po i pengon pafajësia ime

Islami: Unë nuk e di kujt po i pengon pafajësia ime

Pavarësisht dëshmive të reja dhe premtimit të politikanëve që dëshmojnë pafajësinë time, unë tash e 15 vite vazhdojë të qëndroj në burg, kështu u shpreh sonte Agim Islami, i denuar me burg të përjetshëm në rastin “Alfa”. Kështu u shpreh Agim Islami sonte në “Rruga drejt”, në Alsat M.

“Me gojën e vet e kanë dëshmu se unë jam i pafajshëm dhe se nuk duhet të gjendem në burg. Unë 15 vite gjendem në burg, nuk e di kujt i pengon pafajësia ime. Premtojnë dhe asgjë nuk realizojnë, pse nuk i marin parasyshë dëshmitë e reja, pse unë vazhdojë të qëndrojë në burg? Kur krejt popullata e di që unë jam i pafajshëm edhe politikanët e pohojnë me gojën e vet  në media të ndryshme se unë jam i pafajshëm. Të gjithë politikanët si në pozitë si në opozitë. Unë nuk e di pse nuk marin masa.A  hiç nuk ju vjen inati që ato çka janë fajtorë gjygji i liron, ndërsa ato të pafajshmit si puna ime qëndrojnë në burg?! Personalisht për veten time, ne kemi dëshmi të reja pë rastin tim dhe vazhdojë të jem në burg”, tha Agim Islami i denuar me burg të përjetshëm në rastin “Alfa”.

LEXO EDHE:

Back to top button