Moti me vranësira të ndryshueshme, temperatura deri në 31 gradë

Moti me vranësira të ndryshueshme, temperatura deri në 31 gradë

Gjatë ditës së sotme do të mbaj mot me vranësira të ndryshueshme, vende vende me reshje të rrëmbyeshme të shiut, bubullima dhe erë të përforcuar. Temperatura minimale do të jetë në interval prej 12 deri në 19, ndërsa ajo maksimale do të arrij prej 24 deri në 31 gradë, shkruan Alsat.

Edhe në Shkup dhe rrethinë do të mbaj mot i ngjashëm, me vranësira të ndryshueshme. Pasdite në disa pjesë të luginës do të kemi mot të paqëndrueshëm me reshje shiu, bubullima dhe erë të përforcuar. Temperatura minimale do të ulet në 18, ndërsa ajo maksimale do të arrij në 29 gradë Celsiusë. /Alsat.mk

LEXO EDHE:

Back to top button