Moti sot

Moti sot

Moti sot do të jetë me diell me vranësira të vogla deri mesatare dhe me erë jogore të dobët deri mesatare. Në fund të ditës dhe gjatë natës moti do të jetë i paqëndrueshëm me reshje të rrëmbyeshme lokale, bubullima dhe erë të fortë. Sidomos në viset lindore dhe juglindore proceset do të jenë më intensive dhe në formë stuhie afatshkurtër me reshje të rrëmbyeshme shiu, bubullima të shpeshta dhe erë të fortë.

Temperaturat e mëngjesit do të lëvizin nga 10 deri në 18 gradë, ndërsa ato të ditës nga 24 deri në 30 gradë.

Në Shkup dhe rrethinë do të mbajë mot me diell me vranësira të ulëta deri në mesatare, nga fundi i ditës dhe në mbrëmje do të ketë kushte për paraqitje të shiut të rrëmbyeshëm të përcjellë me bubullima. Temperatura e mëngjesit do të arrijë deri në 16 gradë, ndërsa ajo e ditës deri në 28 gradë.

LEXO EDHE:

Back to top button