Moti sot

Moti sot

Moti sot në mëngjes do të jetë me diell, ndërsa pasdite do të ketë vranësira të paqëndrueshme të përcjella me reshje të rrëmbyeshme dhe bubullima. Do të fryjë erë mesatare deri e fortë nga veriu.

Temperatura minimale do të jetë në intervalin prej 11 deri në 20, ndërsa ajo maksimale do të arrijë nga 30 deri në 38 gradë. UV do të jetë 8.

Në Shkup me diell me vranësira të vogla deri mesatare dhe me erë të fortë veriore. Temperatura minimale do të zbresë deri në 18, ndërsa ajo maksimale do të arrijë deri në 34 gradë.

Nga e hëna sinoptikanët parashikojnë mot stabil. Temperatura deri të martën do të jetë në rënie të lehtë, ndërsa nga e enjtja do të shënojë rritje më të theksuar.

LEXO EDHE:

Back to top button