Moti sot me diell, temperatura deri në 31 gradë Celsius


Moti sot do të jetë me diell me erë të dobët mesatare. Në mëngjes do të jetë freskët, temperatura minimale do të jetë në interval prej 7 deri në 17, ndërsa ajo maksimalja do të arrijë deri në 31 gradë.

Në Shkup moti do të jetë me diell me erë të dobët deri në mesatare veriore. Temperatura minimale do të ulet deri në 12 ndërsa ajo maksimalja do të arrijë deri në 29 gradë.

Në ditët në vijim moti do të jetë kryesisht me diell me mëngjese të freskëta, ndërsa temperatura e ditës do të jetë në rritje.

LEXO EDHE:

Back to top button