Filloi mbrëmja e dytë e edicionit të dytë të “The Park Festival”


“The Park Festival” vazhdon edhe sonte. Sot performon orkestra Magical drejtuar nga Emin Xhijan, me tematikë të filmave të njohur vizatimor.

Edicioni i dytë e gjeti këtë festival në kushtë pandemie ku nuk mungonin maskat, matja e temperaturës dhe dezifektuesit. Publiku i kufizuar në numër përshkak të masave kundër pandemisë mbrëme ndoqi performancat e Tunës dhe Shpat Dedës së bashku me orkestrën e tyrë me distancë të përcaktuar më parë nga organizatorët. 

Nata e parë solli hitet e dy këngëtarëve dhe rikthimin e Tunës në Maqedoni për herë të parë që prej koncertit të saj promovues në mars të vitit të kaluar.

Parku i qytetit te Gostivarit do të mirëpres edhe grupin ‘ Knockout’ me të ftuar special Igor Xhambazov, ndërsa të gjithë adhuruesit e muzikës tekno do të kenë mundësi të argëtohen me Janksi, Redon Robi, Fiks dhe Fluder.

‘The Park Festival’ nuk lë anash talentët e rinj edhe këtë vit, ku para performancave të mëdha në teatrin veror në breg të Lumit Vardar organizohen ekspozita nga artistë të rinj gjatë gjithë ditëve të festivalit.

LEXO EDHE:

Back to top button