Qenka regjistruar fshehurazi, e keni dëgjuar këngën e re të Rihanna-s punuar nga Diplo dhe Skylar Grey?


Skylar Grey ju dhuroi fansave një festë të vërtetë dje në Instagram, të quajtur Festa e Refuzuar, ku zbuloi edhe një këngë të fundit të albumit të papublikuar të Rihanna-s, R9.

Ndërsa po luante muzikë për fansat e saj, këngëtarja dhe kompozitorja tregoi një këngë që bëri me dj-in e njohur Diplo për Rihanna-n.

Ajo tha: “Unë nuk kam asnjë kopje të vërtetë të këngës sepse ata kurrë nuk ma dërguan mua, por për fat të mirë unë e regjistrova në telefonin tim, ndërsa ishim duke punuar .. Unë isha duke punuar me Diplo-n për një këngë për Rihanna-n. E shkrova këtë me një djalë të quajtur Hymn”.

Kjo këngë ishte për kohën kur Rihanna supozohej të bënte një lloj albumi reggae, dhe nuk e dimë nëse ka ende këtë plan. Ndonëse u prit me padurim, 2019-a shkoi pa një album të Rihanna-s, edhe pse ajo tha në mars se po punonte fort për muzikën.

“Unë gjithmonë punoj me muzikën. Kur të jemi gati për ta publikuar, do ta bëj, dhe ju nuk do të zhgënjeheni”, është shprehur këngëtarja.

R9 ende nuk dihet se kur do të publikohet, por ne ju ftojmë të dëgjoni pak nga kënga që supozohet të jetë pjesë e albumit të ri.

LEXO EDHE:

Back to top button