I ngjan shumë Anxhelinës, fansat po çmenden pas fotove të reja të të dashurës së Brad Pitt


E dashura e re e Brad Pitt Nicole Poturalski është kthyer në qendër të vëmendjes pasi në fotot e reja ngjan më shumë se kurrë me ish-in e aktorit, Angelina Jolie.

Pitt, 56 vjeç, ishte i martuar me Jolie, 45, nga viti 2014 derisa Jolie bëri kërkesë për divorc në 2016-n.

27-vjeçarja Poturalski  është romanca e parë publike e Pitt që nga ndarja e tij me Jolie, dhe fansat nuk mund të rrinë pa komentuar ngjashmërinë e saj të madhe me ish-partneren.

Modelja gjermane ka publikuar së fundi disa foto ku shfaqet e veshur me një xhaketë gri dhe gjithçka të kujton Jolie-n kur ishte më e re.

Brad Pitt dhe Nicole Poturalski janë sot të dashuruar dhe aktualisht Nicole është e martuar me Roland Mary, 68 vjeç.

Ky i fundit nuk pranoi të diskutojë për lidhjen e dashurisë së gruas së tij me Brad kur u kontaktua nga MailOnline, por miqtë thonë se ai ka një martesë të hapur me modelen dhe lidhja e re e saj ka bekimin e tij.

LEXO EDHE:

Back to top button