Shqipëria mposht Bjellorusinë dhe nis me fitore kampanjën e re në Ligën e Kombeve


Shqipëria e ka nisur me fitore kampanjën e re në Ligën e Kombeve.
Në kuadër të Ligës C, Shqipëria ka shënuar fitore në udhëtim kundër Bjellorusisë, me rezultatin 0:2, shkruan lajmi.net.

Kombëtarja ‘Kuqezi’, e drejtuar nga Edi Reja, nuk pati telashe të mëdha, duke administruar lojën në mënyrën më të mirë.

Goli i parë i këtij takimi erdhi nga Sokol Cikalleshi, i cili në minutën e 23’ shënoi një super gol me të majtën e tij.
Shqipëria mbajti mirë epërsinë dhe në pjesën e dytë arriti të shënonte edhe me Keidi Bare, në minutën e 79’, për të vulosur fatin e takimit.

Me këtë fitore, Shqipëria shkon në kuotën e tri pikëve, kurse Bjellorusia mbetet pa pikë. /Lajmi.net/

LEXO EDHE:

Back to top button