Moti sot me vranësira të ndryshueshme dhe periudha me diell, temperaturat deri në 25 gradë
Sipas Drejtorisë për Punë Hidrometeorologjike (DPHM), moti me vranësira të ndryshueshme dhe periudha me diell gjatë ditës pritet të vazhdojë deri në fund të kësaj jave pune dhe në fillim të fundjavës.
Sot në vend moti do të jetë me vranësira të ndryshueshme dhe periudha me diell, me kushte për reshje të dobëta lokale shiu në zonat kufitare, thuhet në parashikimin e Drejtorisë për Punë Hidrometeorologjike (DPHM). Do të fryjë erë e dobët deri mesatare nga drejtimi veriperëndimor.
Temperatura e mëngjesit do të lëvizë nga katër deri në 11 gradë Celsius, ndërsa ajo maksimale ditore do të arrijë nga 16 deri në 25 gradë.
Në Shkup, sipas sinoptikanëve, pritet mot i ngjashëm – me vranësira të ndryshueshme dhe periudha me diell, si dhe erë e dobët deri mesatare nga drejtimi verior. Temperatura ditore në kryeqytet do të arrijë deri në 24 gradë Celsius.
Sipas DPHM-së, moti me vranësira të ndryshueshme dhe periudha me diell gjatë ditës pritet të vazhdojë deri në fund të javës së punës dhe në fillim të fundjavës. Në orët e pasdites do të ketë zhvillim të vranësirave jostabile, me reshje të rrëmbyeshme shiu, bubullima dhe erë të përforcuar nga drejtimi verior dhe veriperëndimor, më e theksuar përgjatë luginës së Vardarit.
“Në disa vende, proceset lokale do të jenë në formë stuhie me reshje të rrëmbyeshme shiu, lokalisht mbi 20 litra për metër katror, bubullima dhe erë të përforcuar, e cila në vende të caktuara do të arrijë shpejtësi deri në 50 kilometra në orë”, thonë nga DPHM.








