Moti sot në vend: Pjesërisht me vranësira dhe reshje të herëpashershme lokale shiu

Moti sot do të jetë pjesërisht me vranësira, me reshje të herëpashershme lokale shiu në mëngjes. Vranësirat do të ulen drejt fundit të ditës. Do të fryjë erë mesatare, herë pas here e fortë veriore (mbi 60 km/orë). Në Shkup do të mbajë mot pjesërisht i vranët, me shi të lehtë lokal në mëngjes. Vranësirat do të pakësohen gjatë ditës. Në disa pjesë të luginës do të fryjë erë mesatare, herë pas here e fortë nga veriu./Alsat.mk.

LEXO EDHE:

Back to top button