Moti sot / Paradite me diell, pasdite me reshje dhe bubullima
Moti sot do të jetë me diell dhe me vranësira të pakta deri mesatare, njofton Drejtoria për Punë Hidrometeorologjike.
Gjatë orëve të pasdites priten kushte për paraqitje lokale të reshjeve të rrëmbyeshme të shiut dhe bubullimave. Do të fryjë erë e dobët deri mesatare, nga perëndimi në pjesët perëndimore të vendit, ndërsa përgjatë Vardarit nga drejtimi juglindor.
Në Shkup moti do të jetë me diell dhe me vranësira të pakta deri mesatare. Pasdite, në disa pjesë të luginës, priten reshje të shkurtra shiu dhe bubullima. Temperatura do të lëvizë nga 13 deri në 30 gradë Celsius.
Edhe në ditët e ardhshme moti do të jetë i ndryshueshëm me periudha me diell. Në orët e pasdites do të ketë zhvillim lokal të vranësirave të paqëndrueshme, të shoqëruara me shi të rrëmbyeshëm, bubullima dhe erë të përforcuar.
Nën ndikimin e aktivitetit ciklonik, të enjten priten procese më intensive atmosferike me reshje më të dendura shiu, deri në 20 litra për metër katror, bubullima, erë të fortë dhe kushte për paraqitje të izoluar të breshrit.








