MPB: 153 gjoba në Shkup, 13 për motoçiklistët

MPB: 153 gjoba në Shkup, 13 për motoçiklistët

Sektori për Punë të Brendshme Shkup dje (18.04.2024) ka vazhduar me kontrolle të shtuara në trafik me çrrastë vetëm në territorin e qytetit të Shkupit janë shqiptuar gjithsej 153 gjoba, nga të cilat: 28 për tejkalim të shpejtësisë, 13 për drejtim mjeti pa patentë shoferi. Sipas njoftimit të policisë 13 gjoba iu shqiptuan motoçiklistëve, nëntë gjoba për përdorim të telefonit celular gjatë drejtimit të automjetit…, shkruan Alsat.

“Kontrollet në trafik do të vazhdojnë edhe në ditët në vijim. Apelojmë tek qytetarët që të respektojnë rregullat e komunikacionit në mënyrë që të rrisim sigurinë në komunikacion dhe së bashku të kontribuojmë për rrugë më të sigurta”, thuhet në njoftimin e MPB-së./Alsat.mk

LEXO EDHE:

Back to top button