MPB: 157 gjoba për tejkalim të shpejtësisë

MPB: 157 gjoba për tejkalim të shpejtësisë

Ministria e Punëve të Brendshme (MPB) njofton se gjatë ditës së djeshme janë shqiptuar 157 gjoba ndaj vozitësve të cilët kanë tejkaluar shpejtësinë.

“10 automjete lëviznin me shpejtësi mbi 50 kilometra në orë më shumë se e lejuara, 71 shoferë e kanë tejkaluar shpejtësinë në vendbanime, ndërsa 86 të tjerë jashtë vendbanimeve. Aksionet e intensifikuara të kontrolleve vazhdojnë edhe në ditët në vijim. Apelojmë tek të gjithë pjesëmarrësit në trafik që të respektojnë rregullat e komunikacionit dhe të kontribuojmë së bashku për rrugë më të sigurta”, thuhet në njoftimin e MPB-së.

LEXO EDHE:

Back to top button