MPB: 247 gjoba për tejkalim të shpejtësisë në mbarë vendin

MPB: 247 gjoba për tejkalim të shpejtësisë në mbarë vendin

Ministria për Punë të Brendshme njofton se gjatë ditës së djeshme ka vazhduar me kontrollin e përforcuar për dënimin e shoferëve që tejkalojnë shpejtësinë në gjithë territorin e vendit.

“Nga 247 shoferë të gjobitur, 14 prej tyre kanë lëvizur me mbi 50 kilometra në orë më shumë se shpejtësia e lejuar. 133 kanë tejkaluar shpejtësinë në vendbanim dhe 114 të tjerë jashtë vendbanimit”, thuhet në njoftimin e MPB-së, nga ku shtojnë se kontrollet në komunikacion do të vazhdojnë edhe në ditët e ardhshme.

“U bëjmë thirrje pjesëmarrësve në komunikacion që t’i respektojnë rregullat”, thonë nga MPB-ja.

LEXO EDHE:

Back to top button