MPB: Alarme të rreme për bomba në “East Gate” dhe “Diamond”

Gazetare: Ajnur Bafqari

Një mesazh kërcënues ka vënë sot në alarm autoritetet në Shkup. Në adresën elektronike të MPB-së ka mbërritur një paralajmërim se në dy qendra tregtare (East Gate dhe Diamond) në kryeqytet janë vendosur eksplozivë.

Brenda pak minutash, policia ka rrethuar zonat, qytetarët janë evakuuar dhe janë bërë kontrolle të detajuara në çdo cep të objekteve.

Megjithatë pas inspektimeve të detajuara, rezultoi se gjithçka ishte një alarm i rremë.

“Menjëherë pas paraqitjeve të marra, janë ndërmarrë masat dhe aktivitetet adekuate nga ana e shërbimeve të policisë brenda dhe rreth objekteve, pas çka është konstatuar se bëhet fjalë për alarme të rreme për bomba“, deklarun nga MPB.

– Menjëherë janë ndërmarrë masat dhe aktivitetet adekuate
 – Është konstatuar se bëhet fjalë për alarme të rreme për bomba

Nga MPB theksojnë se po hetojnë autorët e këtij akti, i cili shkaktoi panik të panevojshëm. Alarmet e rreme për bomba së fundmi më të theksuara ishin në Tetovë, ku vazhdimisht kishte ndërprerje të mësimit nëpër shkolla, si pasojë e këtyre alarmeve. Në shkurt të këtij viti, policia ndaloi një nxënës të vitit të katërt në Gjimnazin “Kirill Pejçinoviq” të dyshuar për alarmet e rreme në shkollat e Tetovës. Vetëm në vitin 2025 pati mbi 300 kërcënime për bomba./Alsat.mk.

LEXO EDHE:

Back to top button