MPB-ja shqiptoi 513 gjoba për kundërvajtje në trafik

Ministria e Punëve të Brendshme gjatë ditës së djeshme vazhdoi me kontrolle të intensifikuara në trafik, me ç’rast gjithsej në territorin e Qytetit të Shkupit janë shqiptuar 513 gjoba.

Janë sanksionuar 35 persona për ngasje pa leje qarkullimi, 148 shkelje u regjistruan për tejkalim të shpejtësisë, 39 automjete të paregjistruara dhe teknikisht të dëmtuara, ndërsa 82 sanksione ishin për motoçiklistët, si dhe katër motoçikleta u konfiskuan.

Kontrollet e intensifikuara të trafikut, theksojnë nga MPB, do të vazhdojnë edhe në ditët në vijim. Nga MPB-ja u bëjnë apel qytetarëve që të respektojnë rregullat dhe dispozitat e trafikut për të rritur sigurinë në komunikacion.

LEXO EDHE:

Back to top button