MPB-ja vazhdon kontrollet në komunikacion, gjobiten 167 vozitës në Shkup

MPB-ja vazhdon kontrollet në komunikacion, gjobiten 167 vozitës në Shkup

Sektori për Punë të Brendshme-Shkup edhe gjatë ditës së djeshme (14.03.2024) ka vazhduar me kontrolle të shtuara në trafik, me çrrastë vetëm në territorin e qytetit të Shkupit janë shqiptuar gjithsej 167 gjoba, nga të cilat: gjashtë për tejkalim të shpejtësisë, 23 masa për drejtim mjeti pa patentë shoferi, katër sanksione për kalim në semafor të kuq, shtatë për përdorim të celularit gjatë drejtimit të automjetit …, shkruan Alsat.

“Kontrollet e trafikut vazhdojnë edhe në ditët në vijim. Apelojmë tek qytetarët që të respektojnë rregullat e komunikacionit në mënyrë që të rrisim sigurinë në komunikacion dhe së bashku të kontribuojmë për rrugë më të sigurta”, thuhet në njoftimin e MPB-së. /Alsat.mk

LEXO EDHE:

Back to top button