MPB: Zbardhet rasti i djegies së automjeteve të Ambasadës Bullgare, i dyshuari rrëfeu krimin

Ministria e Punëve të Brendshme njoftoi se 44-vjeçari I.D.S. nga Shkupi, i dyshuar për djegien e dy automjeteve diplomatike të Ambasada Bullgare në Maqedoninë e Veriut, ka rrëfyer krimin në një stacion policor dhe është gritur kallëzim penal  kundër tij për kryerjen e një vepre penale të shkaktimit të rrezikut publik të kryer më 17 qershor.

“Lidhur me veprën penale “shkaktimi i rrezikut të përgjithshëm”, të kryer më 15.06.2026, kur ishin djegur dy automjete diplomatike në pronësi të Ambasadës së Republikës së Bullgarisë në Shkup, SPB Shkup e ka zbardhur plotësisht rastin”, njoftoi MPB.
“Dje (16.06.2026), Njësia e Çështjeve Kriminalistike – Qendër dhe Bit Pazar ngriti kallëzim penal me procedurë urgjente kundër I.D.S. (44) nga Shkupi, për shkak të dyshimit të bazuar se ai e ka kryer veprën penale në fjalë.

Gjatë hetimeve ishin siguruar provat materiale, ndër të cilat edhe incizimet e kamerave të mbikëqyrjes në disa lokacione, si dhe veshjen që i dyshuari e kishte mbajtur në çastin e kryerjes së veprës”, thanë nga MPB.

MPB njoftoi se në një stacion policor, i dyshuari e ka pranuar kryerjen e veprës penale./Alsat.mk.

LEXO EDHE:

Back to top button