MPB: Në bashkëpunim me shërbimet gjermane është kapur marijuhanë në vlerë prej 100 mijë eurove

Ministria e Punëve të brendshme mëngjesin e sotëm njofton se në bashkëpunim me shërbimet gjermane kundër drogës kanë arritur të kapin drogë të tipit marijuhanë në vlerë prej 100 mijë eurove, transmeton Alsat. Nga MPB theksojnë se hetimi i përbashkët kishte nisur në shtator të 2021.

“Është kapur sasi e madhe e marijuhanës, me kualitete të lartë, në vlerë të mbi 100 mijë eurove. Nga ana e organeve kompetente gjermane për luftë kundër drogës është privuar nga liria një person. Hetimi vazhdon”, thuhet në njoftimin e MPB-së.

LEXO EDHE:

Back to top button