MPB: Sanksionohen 253 vozitës në Shkup, 14 pa patentë shoferi

Ministria për Punë të Brendshme gjatë ditës së djeshme (02.02.2021) ka vazhduar me kontrollet e shtuara në trafik me çrrastë vetëm në territorin e Qytetit të Shkupit janë shqiptuar gjithsejtë 253 gjoba, dhe atë: 14 për ngasje të makinës pa patentë shoferi, 12 për makina të paregjistruara dhe teknikisht të parregullta, 24 gjoba për përdorim të telefonit gjatë vozitjes, 8 gjoba për kalim në të kuqe në semafor, 24 për mosvënien e rripit të sigurisë. Gjatë ditës së djeshme janë gjobitur edhe 36 këmbësorë dhe 61 gjoba të tjera për parkim të parregullt.

Nga MPB-ja njoftojnë të gjithë qytetarët se kontrollet e shtuara në trafik do të vazhdojnë edhe në ditët në vijim, andaj apelojnë për kujdes më të madh dhe për kontribut në rritjen e sigurisë në komunikacion.

LEXO EDHE:

Back to top button