MPB: Sanksionohen 65 vozitës në Shkup

Ministra për Punë të Brendshme gjatë ditës së djeshme (31.12.2020) ka vazhduar me kontrollet e shtuara në trafik, me çrrastë vetëm në territorin e Shkupit ka shqiptuar gjithsejtë 65 gjoba, dhe atë: 4 për ngasje të makinës pa patentë shoferi, 8 për shfrytëzim të telefonit gjatë vozitjes, 4 për vetura të paregjistruara dhe teknikisht të parregullta, 2 për vozitje në gjendje të dehur dhe 20 për parkim të parregullt.

Nga MPB-ja njoftojnë se kontrollet e shtuara në trafik do të vazhdojnë edhe në ditët në vazhdim, andaj apelojnë deri tek të gjithë vozitësit që të respektojnë rregullat dhe të kontribuojnë për siguri më të madhe në komunikacion.

LEXO EDHE:

Back to top button