MPJ e Bullgarisë: Debatet në Shkup janë “pro” apo “kundër” anëtarësimit në BE

MPJ e Bullgarisë: Debatet në Shkup janë “pro” apo “kundër” anëtarësimit në BE

Gazetar: Lluka Andreev

Sofja regjistron kritikat në opinionin maqedonas në adresë të Bullgarisë, por për momentin nuk do të reagojë për gjuhë të urrejtjes. Eksperti nga ministria e jashtme bullgare, Zhelasko Radukov vlerëson se, pas publikimit të Protokollit mes dy vendeve dhe rekomandimeve të historianëve, në debatin publik në Maqedoni përdoren shumë argumente dhe pseudo- argumente. Sipas tij, debati zhvillohet mes dy fuqive që pozicionohen në shoqëri- ata që janë për anëtarësim në Union dhe duan marrëdhënie të mira ndërfqinjësore dhe ata që janë kundër BE-së dhe vlerave evropiane.

“Komentet që janë bërë pas publikimit të Protokollit dhe rekomandimeve të Komisionit të historisë janë nga persona që nuk janë në udhëheqjen e Republikës së Maqedonisë së Veriut dhe janë të drejtuara në kontekst të brendshëm politik. Ne jemi duke e monitoruar këtë çështje nga afër dhe do të vendosim nëse dhe kur do të reagojmë, por jo në këtë fazë. Ne duhet t’u japim kohë miqve tanë nga Republika e Maqedonisë së Veriut për të zgjidhur debatin e tyre – a do të anëtarësohemi në Bashkimin Evropian apo jo?”, deklaroi Zhelasko Radukov- krye-ekspert në MPJ-në e Bullgarisë.

Radukov theksoi se me Protokollin e nënshkruar muajin e kaluar mes Bujar Osmanit dhe Teodora Gençovskës ka filluar procesi i kthimit të besimit. Ai pret që ky proces të jetë i ngadaltë, por thotë se hapat e parë janë inkurajues dhe aktualisht të dyja vendet janë duke i përmbushur detyrimet e tyre.

Zëvendësministri i Punëve të Jashtme i Bullgarisë, Kostadin Koxhabashev, bëri të ditur se sipas Protokollit, tashmë po punohet për përgatitjen e kalendarit për kremtimet e përbashkëta të pesë figurave historike, për të cilat Komisioni i Përzier ka arritur marrëveshje.

“Ministria e Punëve të Jashtme mirëpret punën e deritanishme të Komisionit të Përzier për Çështje Historike dhe Arsimore dhe e inkurajon që të vazhdojë edhe më intensivisht në përpjekjet e tij, me synimin për të përfunduar sa më shpejt punën në të gjitha periudhat e historia historisë sonë të përbashkët”, tha Kostadin Koxhabashev – Zëvendësministër i Punëve të Jashtme i Bullgarisë.

Nga ana tjetër, autoritetet vendase kanë njoftuar më herët se në Ministrinë e Punëve të Jashtme tashmë janë formuar grupe punuese, detyra e të cilave është të përmbushin protokollin e dakorduar dypalësh. /Alsat.mk

LEXO EDHE:

Back to top button