MPJ-ja shtab krize për evakuimin e shtetasve, në strehimoren në Izrael ka edhe shqiptarë

MPJ-ja shtab krize për evakuimin e shtetasve, në strehimoren në Izrael ka edhe shqiptarë

Gazetar: Adrian Kerimi

Ministria e Jashtme e Maqedonisë së Veriut ka formuar shtab krize përmes të cilit do të organizon evakuimin e qytetarëve tanë të cilët për momentin ndodhen në kryeqytetin izraelit, Tel Aviv, shkruan Alsat.

Dikasteri i jashtëm thotë se numri i qytetarëve sa vjen e rritet, ndërkohë i bëjnë thirrje misionit diplomatik që ndodhen atje që të ndjekin instruksionet e dhëna nga shtabi i krizës. Akoma nuk ka një numër konkret të shtetasve të Maqedonisë të cilët për momentin ndodhen në territorin e Izraelit.

“Me procedurë urgjente kemi formuar Shtabin e Krizës në kuadër të Ministrisë, që do të ketë për detyrë monitorimin, koordinimin dhe sistemimin e të gjitha procedurave që kanë të bëjnë me qytetarët tanë që ndodhen në dhe rreth zonave të kërcënuara dhe të cilët do të kenë nevojë për ndihmë ose asistencë për evakuimin e tyre të sigurt. Numri i qytetarëve tanë të cilët raportojnë se janë gjetur në dhe rreth zonave të kërcënuara është vazhdimisht në rritje”, tha Ministria e Punëve të Jashtme.

MPJ i bën thirrje qytetarëve që të ndjekin udhëzimet e organeve të sigurisë në Izrael, ndërsa ka vënë në dispozicion edhe numrat e telefonit në Shkup dhe Tel Aviv ku mund të paraqitën për të treguar lokacionin dhe gjendjen e tyre.

“Edhe një herë u bëjmë thirrje qytetarëve tanë që aktualisht ndodhen në Izrael të respektojnë udhëzimet e organeve të sigurisë së Izraelit, si dhe të paraqiten në ambasadën në Tel Aviv ose në telefonat e shërbimit në selinë në Shkup. Për më shumë informacion, telefoni SOS i Ministrisë së Punëve të Jashtme: 075/273-732, si dhe linja telefonike e Ambasadës në Tel Aviv +972-54-926-7378”, thotë Ministria e Punëve të Jashtme.

Ndërkohë mediat në Kosovë kanë publikuar një video incizim ku gjatë bombardimeve në Tel Aviv dëgjohen disa persona duke folur në gjuhën shqipe, por nuk është potencuar nëse bëhet fjalë për shtetas të Republikës së Kosovës apo shtetas të Maqedonisë së Veriut. /Alsat.mk

LEXO EDHE:

Back to top button